Aktuale

Avdyli: Mjekët po suspendohen sikur të ishin kamariera, QKUK nuk është kafiq!

Avdyli: Mjekët po suspendohen sikur të ishin kamariera, QKUK nuk është kafiq!
16 shtator 2018 • 16 : 04

Lexoni më shumë detaje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar për suspendimin e tre mjekëve që u bë ditë më parë nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, kjo me arsyen se po të njëjtit nuk u gjetën në vendin e punës.

Sipas tij, Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk është “kafiq” dhe se profesorët nuk janë kamariera.

“Këta udhëheqësit sotshëm të shëndetësisë, po mendojnë që Qendra Klinike Universitare është KAFIQ ,e profesorët e specialistët janë kamariera. I përjashtojnë nga puna si kamarierët sepse thojnë se gjejmë plot tjerë për kafiqat e tyre .Por me gjetë një prof Dr Sami, prof Dr Gani, doc Dr Skender ,Doc Dr Isa, dr Faredin, dr Bedri, etj duhet me prit edhe 30 vjet.”, ka shkruar ai mes tjerash në reagimin e tij në Facebook.

Derisa u ka dalë në mbrojtje kolegëve të tij ka thënë se shumë ka nevojë QKUK e pacientët për ta ,sesa këta për QKUK.

“Më shumë ka nevojë QKUK e pacientët për ta ,sesa këta për QKUK, se Spitalet private në KS kanë për ti paguar 4 der 5 herë më shumë se 650 € që i mirrnin aty. Të gjithë pajtohemi se sdo duhej të kishte kompromis me miton, dhe mostrajtimin e pacientit por jo ndjekje pas mesnate ,kur dihet që mjekët e rinj mbuluan shërbimin emergjent si çdo kund në botë. Të padijshëm , dhe tendencioz mbeteni, sa do që luani rol të pafajshmit para mediave.”, ka shkruar ai tutje.

Kujtojmë se  në QKUK janë suspenduar tre mjekë pasi që gjatë inspektimit që është bërë nëpër klinika, ata nuk kanë qenë fare në vendin e punës.

Me këtë rast, edhe tre mjekë të tjerë së bashku me dy infermierë, kanë dalë në komision disiplinor.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, i cili ka thënë se mungesa e tyre në vendin e punës mund të jetë humbje e madhe për dike, prandaj askush nuk do të falet.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Këta udhëheqësit sotshëm të shëndetësisë, po mendojnë që Qendra Klinike Universitare është KAFIQ ,e profesorët e specialistët janë kamariera. I përjashtojnë nga puna si kamarierët sepse thojnë se gjejmë plot tjerë për kafiqat e tyre .Por me gjetë një prof Dr Sami, prof Dr Gani, doc Dr Skender ,Doc Dr Isa, dr Faredin, dr Bedri, etj duhet me prit edhe 30 vjet. 4 vite shkolla mesme e mjekësisë, 6 vite fakulteti ,6 vite specializimi, 3 vite minimum magjistratura, 4 vite minimumi doktoratura, qindra trajnime ,seminare, jashtë vendit , qindra hulumtime të botuara jashtë, mijëra të operuar me sukses, qindra mjekë të rinj të edukuar nga këta dhe në fund dëbohen si lecka të perdorura edhe pa i dërguar as në komision diciplinor. Më shumë ka nevojë QKUK e pacientët për ta ,sesa këta për QKUK, se Spitalet private në KS kanë për ti paguar 4 der 5 herë më shumë se 650 € që i mirrnin aty. Të gjithë pajtohemi se sdo duhej të kishte kompromis me miton, dhe mostrajtimin e pacientit por jo ndjekje pas mesnate ,kur dihet që mjekët e rinj mbuluan shërbimin emergjent si çdo kund në botë. Të padijshëm , dhe tendencioz mbeteni, sa do që luani rol të pafajshmit para mediave.

© zëri.info