Abdixhiku pranon letër nga Donald Trump

Aktuale September 16, 2018 - 13:09
Lexo detajet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pranuar një letër mirëseardhje nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shkruan “Zëri.info”.

Abdixhiku përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ka shkruar se ai në SHBA do të marrë pjesë në programin prestigjioz për lidership IVLP, me c`rast do të ketë taklime edhe në Senat e në Kongres.

Ky është postimi i plotë i tij:

Mirëmëngjesi Amerikë.

Një letër mirëseardhjeje nga Presidenti Trump.

Jam mëse i nderuar që për 3 javët e ardhshme do të jem mysafir i Qeverisë Amerikane; si i nominuar e ftuar për pjesëmarrje në programin e tyre prestigjioz për lidership IVLP. Në këtë kohë, nën organizimin e State Department, do të kem vizita dhe takime në Senat, Kongres, e agjenci të tjera shtetërore të politikës, ekonomisë dhe sigurisë. /ZËRI

Image