BE i përgjigjet Serbisë: Brukseli s’i garanton askujt asgjë

Aktuale September 15, 2018 - 23:52
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota


Bashkimi Evropian nuk mund t’i garantojë askujt asgjë. Çdo gjë varet nga përmbushja e kritereve për anëtarësim.

Kështu është dhënë sot përgjigja nga Brukseli lidhur me kërkesën e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq se për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim me Kosovën ai do garancinë se Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian.

Në përgjigjen që lidhur me këtë e ka kërkuar gazeta e Beogradit “danas”, BE ka thënë se sa më parë që Serbia i normalizon marrëdhëniet me Kosovën dhe me kusht që ta zbatojë marrëveshjen, aq më shumë shtohen gjasat që BE ta marrë vendimin politik për anëtarësimin e saj. /Lajmi