Aktuale

Publikohet dokumenti sekret: Sali Berisha i tha Bill Klintonit se njihte vetëm autonominë e Kosovës brenda Serbisë

Publikohet dokumenti sekret: Sali Berisha i tha Bill Klintonit se njihte vetëm autonominë e Kosovës brenda Serbisë
14 shtator 2018 • 23 : 19

Lexo tjera detaje

Ishte mesi i viteve ‘90 dhe në Kosovë po përgatitej nga Millosheviçi një nga masakrat më të përgjakshme.

Është interesant të njihet ky do koment sekret i Shtëpisë së Bardhë i 25 viteve më parë ku bëhet fjalë për qëndrimin e Shqipërisë ndaj statusit të Kosovës.

Bëhet fjalë për një takim të ish-presidentit amerikan Bill Klinton me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha.

Krerët e Shqipërisë, sikurse tregon dokumenti, kanë qenë tepër konfuzë mbi statusin e Kosovës.

Sali Berisha deklaronte se njihte autonominë e Kosovës brenda Serbisë, ndërsa të tjerët, përfshi edhe kryeministrin Aleksandër Meksi, flisnin për pavarësi të Kosovës.

Në vijim, ja çfarë thuhet në dokumentin e deklasifikuar:

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM)

Serbia:

Shqipëria dhe Serbia janë të përfaqësuar në secilin nga kryeqytetet e tyre nga një i ngarkuar me punë. Çështja e Kosovës dominon marrëdhëniet e Shqipërisë me RFJ (Republikën Federative të Jugosllavisë. Shqipëria është i vetmi vend që njeh “Republikën e Kosovës” deklaruar nga përfaqësuesit e shumicës së shqiptarëve etnikë në këtë ish-krahinë autonome serbe.

Megjithatë, Qeveria e Shqipërisë ka disa paqartësi në njohjen e saj. Berisha ka deklaruar se Shqipëria e njeh Kosovën si një entitet autonom brenda Serbisë. Të tjerët, përfshi Kryeministrin Meksi, kanë folur për pavarësinë e saj.

>Në gusht, pas risistemimit të disa serbëve të Krajinës në Kosovë, ministri i Jashtëm Serreqi i shkroi Sekretarit të Shtetit duke theksuar se Qeveria e Shqipërisë “nuk do të jetë indiferente dhe nuk do të mbajë një qëndrim pasiv” në rast të një përhapjeje të mundshme të konfliktit në Kosovë.

Megjithëse Shqipëria mund të bëjë fare pak për të ndihmuar Kosovën ushtarakisht kundër serbëve, ajo mund të japë armë dhe inkurajim në rast konflikti. Ajo është krejtësisht e papërgatitur për një dyndje të mundshme të qindra mijëra refugjatësh.

Shqipëria ka hapur objektet e saj ushtarake për përdorim nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, ndërsa i frikësohet reprezaljeve të mundshme nga Beogradi për këtë bashkëpunim

FYROM:

Shqipëria dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë marrëdhënie të plota diplomatike.  Marrëdhëniet midis dy vendeve priren të prishen ose të qetësohen në varësi të ngjarjeve që prekin shqiptarët etnikë në Maqedoni.

Image

© zëri.info