Ministria e Infrastrukturës, angazhim maksimal për Kosovë të pastër

Aktuale September 14, 2018 - 22:44
Lexo tjera detaje


Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, që këtë vit organizohet nga kryeministri Ramush Haradinaj, Ministria e Infrstrukturës është e gatshme të përmbushë të gjitha detyrat që rrjedhin nga strategjia e planifikuar nga task forca kompetente.

Ju njoftojmë se stafi i MI-së,  i prirë nga ministri Pal Lekaj, bashkë me kompanitë e kontraktuara për pastrim të rrugëve, të shtunën, do të jetë në teren duke u dalë në ndihmë mbi 5000 vullnetarëve të angazhuar për të pastruar ambientin.

Përmes një planifikimi të detajuar të ekipeve, MI do të jetë prezente në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë Veriore dhe Jugore, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Gjakovë dhe përgjatë autostradave “Arbën Xhaferi” e “Ibrahim Rugova” .

Të bashkangjitur, gjeni agjendën për ditën e nesërme, të ministrit Lekaj dhe ekipeve të shpërndara në rajonet e Kosovës, transmeton Klan Kosova.