Aktuale

Mbyllet seanca, Veseli thërret opozitën që t’i kthehet Kuvendit

Mbyllet seanca, Veseli thërret opozitën që t’i kthehet Kuvendit
14 shtator 2018 • 20 : 23

Lexo tjera detaje

Edhe një vazhdim i seancës së Kuvendit të Kosvës nuk ka dhënë rezultat. Shumë pika të rendit të ditës nuk kanë mundur të shqyrtohen në mungesë të kuorumit.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka falënderuar deputetët e opozitës, të PSD-së dhe Alternativës që ishin prezent në sallë, por nga Kuvendi ka bërë thirrje LDK-së e Vetëvendosjes që të rikthehen në Kuvend, me siç ka thënë ai, janë disa marrëveshje ndërkombëtare të cilat duhet të miratohen me dy të tretat e deputetëve, derisa mos miratimi i tyre mund t’i kushtojë Kosovës me humbjen e miliona euro donacione.

Kryesuesi i seancës Xhavit Haliti e ka mbyllur seancën, duke thënë se seancën e rregullt të ardhshme do ta caktojë Kryesia e Kuvendit.

© zëri.info