Haskuka ka një njoftim me rëndësi për qytetarët e Prizrenit

Aktuale September 14, 2018 - 18:07
Lexo tjera detaje

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ka njoftuar së tashmë sistemi i administratës komunale është funksionalizuar.

Si risi dhe çështje më në interes të qytetarëve ai thotë se është vendosja e banakut për informacion, paisje kjo e cila ka ekzistuar por asnjëherë nuk ka funksionuar, shkruan “Zëri.Info”.

“Sistemi i administratës komunale për shërbim të qytetarëve është funksionalizuar dhe nga sot pritjet në sportele do të jenë të organizuara sipas numrit rendor. Kjo nënkupton marrjen e një numri në lëshuesin e tiketës, i cili mundëson pritje në radhë për shërbim në sportelet e Komunës.

Risia tjetër është vendosja e banakut për informacion i cili që në hyrje do të orientojë qytetarët drejt grupit të duhur të sporteleve.

Pajisjet e këtij sistemi kanë ekzistuar në Komunë, por kurrë nuk kanë qenë të funksionalizuara. Për më tepër, ky sistem ka pasur më shumë pajisje se që ka nevojë.

Funksionalizimi i këtij sistemi është bërë me angazhimin e drejtorit Osman Hajdari dhe punës vullnetare të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët i falenderoj nga zemra  ë për angazhimin, ndërsa qytetarët i uroj për shërbimet e reja komunale që tani e tutje do të kryhen më shpejtë e më lehtë”, ka shkruar Hasuska./ZËRI