Agim Bahtiri kundër Behgjet Pacollit për idenë e përfshirjes së Shqipërisë në dialog me Serbinë

Aktuale September 14, 2018 - 13:14
Lexo detajet

Nënkryetari i AKR’së, Agim Bahtiri ka dalë kundër idesë së shefit të tij Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që në dialogun me Kosovën të përfshihet edhe Shqipëria.

“Është e gabuar deklarata e z. Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që Shqipëria të jetë palë në dialogun Kosovë-Serbi. Ky është një pretendim i kahmotshëm i Serbisë, e cila ka kërkuar ta anashkaloj Kosovën dhe procesin ta zgjidh me Shqipërinë, duke i dëmtuar dhe defaktorizuar institucionet e Kosovës. Asnjë shtet nuk mund të flet në emër të Kosovës, madje as Shqipëria, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.Republika e Kosovës i ka institucionet e saj kushtetuese, Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën, të cilat e përfaqësojnë dhe marrin vendime për shtetin tone”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

LEXO EDHE: Kosova merr përkrahje nga Shqipëria për vizat

Ndryshe, Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë takimit me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati, ka folur edhe për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Pacolli me këtë rast ka kërkuar që ‘Shqipëria të mos rrijë duarkryq në procesin e dialogut’. Ai ka thënë se nëse në dialog mund të jenë prezente Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pse të mos jetë edhe Shqipëria.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur sot homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, ku është diskutuar për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

“Kam kërkuar që Shqipëria të mos jetë duarkryq në këtë proces por të jetë pjesë përbërëse e synimit tonë. Synimi ynë është dialogu me Serbinë. Shqipëria të jetëaty.Nëse mundet BE të jenë prezent dhe SHBA pse jo Shqipëria?”, tha Pacolli, shkruan Periskopi.

Mirëpo, dje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lënë të kuptohet se Shqipëria ‘nuk do të përfshihet në dialog’, pasi që sipas tij, vendimi për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë do të jetë i institucioneve të Kosovës.

“Ne jemi vende sovrane dhe vendimmarrja i takon Prishtinës në fund. Sikur ne që nuk po involvohemi në debatin e tyre për marrëveshjen e detit me Greqinë. Vlerësoj lart vizitën e Veselit në Tiranë, porn ë ufnd, vendimmarrja lidhur me marrëveshjen, i takon institucioneve të Kosovës. Cdo tendencë për pështjellime politike do të jetë e refuzuar”, ka thënë dje presidenti Thaçi gjatë konferencës për media.