Aktuale

Jep dorëheqje anëtarja e kryesisë së LDK-së

Jep dorëheqje anëtarja e kryesisë së LDK-së
13 shtator 2018 • 19 : 08

Lexo detajet

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kamenicë dhe njëkohësisht asamblistja e kësaj partie në Kuvendin Komunal të Kamenicës, Njomza Dërmaku ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e saj në degën e LDK-së në Kamenicë.

Dërmaku, përmes një letre publike, ka thënë se në Lidhjen Demokratike nuk lejohet mendimi ndryshe dhe se injorohen gratë, siç ka thënë ajo, sikurse në kohën e gurit.

“Ndjej obligim të ju njoftoj se nga sot jap dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda LDK-se ne Kamenicë! Nuk dua te jem në mesin e këtyre deshtimeve duke e kuptuar se:  *Me punu mirë e drejt demtohesh, me dasht me e zhvillu nje aktivitet pengohesh(se po fiton poena politik me shum e vaj halli), mendimi ndryshe nuk lejohet ne LDK”, ka thënë Dërmaku.

Ajo po ashtu ka thënë se “partia personalizohet nga 2-3 persona dhe të gjitha privilegjet shpërndahen në ata persona”, si dhe se në këtë parti ka “injorim total në gjininë femrore si me qenë në kohën e gurit”.

Image

© zëri.info