Hoxhaj: Dita e sotme, jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën

Aktuale September 13, 2018 - 12:40
Lexoni më shumë detaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se dita e sotme është tejet e rëndësishme për Kosovën, pasi që sot qeveria votoi projektligjin për transformimin e FSK-së në FAK, raporton zeri.info.

Me këtë rast, Hoxhaj i cili vjen nga radhët e PDK-së, ka thënë se ky subjekt e mbështet projektligjin për ushtrinë.

“Ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën, procedimi në Kuvend i tri projektligjeve të miratuara në qeveri për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forcë të Armatosur. Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë gjithmonë i qartë, dhe vazhdon të jetë i tillë. Kosova është vend sovran dhe do ta ketë ushtrinë e saj”, ka deklaruar ai.

Më tej, Hoxhaj ka thënë se Lista Serbe dhe Beogradi nuk mund ta bllokojnë këtë proces në pafundësi.

“Të gjitha partitë politike në Kosovë duhet ta mbështesin këtë ligj, i cili sjell një kapitull të ri që e bën Kosovën me Forca të Armatosura”, ka nënvizuar ai./Zeri