Kadaj-Bujupi pas vendimit për ushtrinë: Sot duhet t’iu falemi dëshmorëve të UÇK-së

Aktuale September 13, 2018 - 12:25
Lexoni më shumë detaje

Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për ta votuar projektligjin për transformimin e FSK-së në FAK, është deklaruar edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila ka thënë se Kosova tashmë po bëhet me ushtri, raporton zeri.info.

Sipas saj, një hap i tillë është meritë e të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

“Kosova po bëhet me ushtri. Qeveria e Kosovës sot ka miratuar 3 ligjet e propozuara nga kryeministri, Ramush Haradinaj, që e shndërrojnë FSK-në në ushtri dhe Ministrinë e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes. Sot duhet t’iu falemi dëshmorëve të UÇK-së që ëndërruan këtë ditë”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi. /Zeri