Kuvendi shkon në pauzë

Aktuale September 13, 2018 - 12:03
Lexoni më shumë detaje

Në mungesë të deputetëve për ti votuar amendamentet e i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë, raporton “Zëri.Info”.

Kryeparlamentari Kadri Veseli pas një konsultimi me kryetarët e grupeve parlamentare si dhe përfaqësuesin e Alternativës.

“Në ora 1 vazhdojmë seancën dhe keni parasysh që edhe Parlamente Evropian voton për ne në këtë kohë, është shumë me rëndësi për ne”, tha Veseli.

ME fillim e seancës Lidhja Demokratik e Kosovës, si dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë lëshuar seancën në shenjë pakënaqësie, duke kërkuar që së pari të mbahet seanca e jashtëzakonshme për ta miratuar rezolutën për dialogun dhe pastaj të vazhdohet me seanca të tjera./ZËRI/