Konjufca: Bllokimi i rezolutës nga pushteti është vdekje e demokracisë

Aktuale September 13, 2018 - 10:50
Lexoni më shumë detaje

Shefi i grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë që pushteti e ka uzurpuar Kuvendin, ku edhe akuzoi presidentin për shantazh, raporton “Zeri.info”.

“Atë ditë të gjithë ishim dëshmitar se seanca e opozitës u uzurpua nga pushteti, halli i kryeministrit ishte që pas shantazhit që ia ka bërë presidenti në takimet me qeverinë, për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, ai i shkreti aq fort e donë pushtetin sa që është në gjendje për ti bërë të gjitha. Ky ka qenë kuptimi i vjedhjes së seancës së opozitës, Thaçi ka dashur të thotë që unë po shkoj atje më shokë, këtë opozita nuk ja pranon. Ai është pa mandat, nuk ka ekip, nuk ka as platformë, ku do të shkoj pa këto elemente bazike”, ka deklaruar Konjufca.

Konjufca ka thënë se Lëvizja do ta bllokojë punën e Kuvendit deri në miratimin e rezolutës së opozitës për t’ia ndaluar presidentit Thaçi diskutimin e kufijve

“Sa i përket bojkotit në seancën e opozitës, kjo nuk ndodhë askund, për nga definicioni gjithmonë opozita ka më pakë numra, nëse ju doni me inati në përnime nuk mund të mbajmë asnjë seancë, por kjo është vdekje e demokracisë, kjo është varrosje e demokracisë, ne nuk vijmë në seancën tuaj për të nënshtruar, nuk do ta shihni atë film, unë mendoj që më së miri është që të mbahet seancë për miratimin e rezolutës së opozitës, vetëm në këto kushte pajtohemi”, tha ai. /ZËRI/