LDK-ja bojkoton seancën e Kuvendit të Kosovës

Aktuale September 13, 2018 - 10:38
Lexoni më shumë detaje

Kuvendi i Kosovës, pas pushimit veror ka filluar  sot punën me mbajtjen e seancës së rregullt plenare, ku në rendit të ditës janë dyzet pika, të cilat kanë mbetur nga seancat e kaluara të cilat janë ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Zeri.info.

Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ky subjekt do ta bojkotojë këtë seancë, duke kërkuar mbajtjen e seancës për së jashtzakonshme për dialogun Kosovë-Serbi.

“Opozita ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme që çështja e kufirit të mos bisedohet në dialogunm më Serbinë, sepse kjo do të përbente zhbërje të shtetit të Kosovës. Ne vlerësojmë se veprimet e presidentit janë kundërkushtetuese, këtë e kanë shfaqur edhe grupet parlamentare të koalicionit qeverisës, unë ju ftoj që të mbahet seanca e jashtëzakonshme për rezolutën e opozitës për dialogun. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë të rregullt pa u kryera seanca e thirrur nga opozita”, tha Hoti /ZËRI/