Hashim Thaçi në Shkup takon liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Miçkoski

Aktuale September 12, 2018 - 17:04
Lexoni më shumë detaje

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Hristijan Miçkoski e ka pritur sot në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoni.

Në njoftimin e VMRO-DPMNE-së thuhet se takim është diskutuar për disa çështje të cilat janë tema bilaterale dhe rajonale.

Miçkoski dhe Thaçi, thuhet në njoftim, kanë shprehur nevojën për zhvillim të metutjeshëm të raporteve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

“Bashkëbiseduesit gjithashtu kanë biseduar edhe për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë. Miçkoski e ka përsëritur qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për marrëveshjen me Greqinë dhe ka theksuar se partia e tij nuk mund ta mbështesë marrëveshjen me përmbajtje të tillë”, thuhet në njoftim.

Presidenti Thaçi sot në Shkup është takuar me kryeministrin Zoran Zaev, liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti dhe me zyrtarë tjerë.