Ljajiç: Problemi i dialogut është se Thaçi nuk ka mbështetje në Prishtinë

Aktuale September 12, 2018 - 10:31
Lexo detajet

Zëvendëskryeministri serb Rasim Ljajiç tha se në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës çështja kryesore do të jetë ajo që presidenti Hashim Thaçi nuk e ka mbështetjen e politikanëve shqiptarë për të negociuar.

“Mendoj se Hashim Thaçi është në problem serioz, kur flasim për legjitimitetin politik, duke pasur parasysh se pothuajse asnjë nga grupet politike, opozita, madje edhe ata që janë në pushtet si kryeministri Haradinaj, nuk e mbështesin procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës”, deklaroi Ljajiç për televizionin serb Prva, transmeton zeri.info

Ai ka shtuar se nuk e di nëse dhe në çfarë mënyre mundet Thaçi të paraqes çfarëdo zgjidhje në negociatat me Serbinë, por është e rëndësishme për Serbinë që të vazhdojë rolin konstruktiv dhe aktiv në kërkimin e zgjidhjeve të qëndrueshme afatgjata.

“Mua më duket se kjo në fazën e ardhshme të dialogut do të jetë një çështje kyçe, nëse në këtë mënyrë mund të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Shtrohet pyetja e çështjes së legjitimitetit politik, e cila do të hapet në Prishtinë”, tha Ljajiç./Zeri