Rrëfimi për fshatin në zemër të Drenicës i cili është i banuar me shumicë serbe

Aktuale September 11, 2018 - 10:07
Lexoni më shumë detaje

Gjendet në zemër të Skenderajt. Në vendin ku u zhvillua lufta kryesore gjatë viteve 1998-99 për çlirimin e Kosovës. Por, në fshatin Banjë të Drenicës, shumica e popullatës i takon nacionalitetit serb. Banorët aty thonë se jetojnë në harmoni me shqiptarët dhe se që nga paslufta në atë fshat nuk përmendet të ketë ndodhur ndonjë incident në mes të shqiptarëve e serbëve. Por të dielën, kosovarët ia ndaluan presidentit serb, Aleksandër Vuciq, që ta vizitojë këtë fshat. Thanë se këmba e ndonjë lideri serb nuk do të shkel aty pa kërkuar falje për krimet e bëra në Drenicë e Kosovë.

Banja e Runikut, të komunës së Skenderajt tre ditë pas tentimit të vizitës së Aleksandër Vuciqit është e qetë dhe banorët pavarësisht që nuk janë të kënaqur me sjelljet e fqinjëve shqiptarë karshi vazhdojnë të jetojnë jetën e tyre normale si çdo ditë tjetër. 

Policia po kontrollon trollonte lohet e tyre nëpër fshat e tyre për te parë nëse gjithçka është në rregull pas asaj se çfarë ndodhi të dielën.

Serbët e Banjës së Runikut në Skenderaj një ditë pas ndalimit të presidentit serb Aleksandër Vuciq po vazhdojnë me punët e tyre të përditshme por me merakun që nuk e panë presidentin serb. 

Ata po konsiderojnë që ndalimi i bashkombësit të tyre ishte gabim i bërë nga fqinjët e tyre shqiptar. 

Dragisa Zdravko, i cili merret me bujqësi thotë që shqiptarët dhe askush tjetër nuk mundet ia ndal rrugën askujt. 

“Nuk bon me ndalu rrugën me ardh ose me shku askush. Vuciq është dasht më ardh me pa se qysh jetojmë ne e cfarë kushtesh”, tha Dragisa Zdravko. 

E dikush tjetër po thotë që tejkalimi i përvojës së luftës mes shqiptarëve edhe serbëve po shkon shumë ngadalë.

 “Lufta e bënë kto, ne bashkë po bëjmë tejkalim shumë te ngadalshëm e që do të duhej të ishte shumë më i shpejt”, u shpreh Momcilo Kovacevic, banor i përhershëm i Banjës. 
Policia e Kosovës bëjnë ecejaket e tyre për te parë nëse gjithçka është në rregull pas asaj se çfarë ndodhi dje. 

Kjo është toka e Drenicës, vendi ku presidenti serb Aleksadër Vuciq të dielën pretendonte të hynte e ti vizitonte bashkombasit e tij. 

Shqiptarët e që janë të paktë në numër që jetojnë ne mesin e serbëve të Kosovës thonë që bëjnë jetë normale pa pengesa. 

“Na mirë kalojmë këtu si dje si sot si gjithë. Probleme nuk kemi përshëndetemi. Normal jo si me shqiptarët por kemi marrëdhnje të mira”, tha Merita Uka e cila është nënë e dy fëmijëve”.

E fëmijët e saj të cilët kanë filluar shkollën nuk kanë mundësi që në fshatin e tyre ë vijojnë mësimet, 

Kjo krejt për arsye se aty mësohet në gjuhën serbe. 

Madje edhe kontrollet mjekësore duhet të i bjënë diku tjetër. 

Ndryshe Banja e Runikut llogaritet se një nder vendet me pozitë të mirë dhe me ujë të bollshëm, diçka që fshatrave përreth u mungon.