Takohen Bërnabiq e Johnson, ja çfarë biseduan për Kosovën

Aktuale September 11, 2018 - 09:12
Lexoni më shumë detaje

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq gjatë një takimi që ka pasur me senatorin amerikan, Ron Johnson, diskutuan për të ardhmen evropiane të Serbisë, dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe stabilitetin rajonal.

Ajo e falënderoi senatorin Johnson për qasjen konstruktive të SHBA për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën përmes dialogut, njoftoi zyra për media e Bërnabiq, transmeton Klan Kosova.