Ja kush do ta zëvendësojë Nezeri Çoçajn në Kuvend

Aktuale September 10, 2018 - 18:41
Lexoni më shumë detaje

Pas dorëheqjes së deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Nezir Çoçaj pritet që detyrën e deputetit ta marrë Rafet Rama që po ashtu vjen nga PDK-ja, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Jep dorëheqje deputeti i PDK-së

Megjithatë, Rama për të bërë betimin duhet të pres derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të funksionalizohet, pasi aktualisht KQZ është jofunksional.

Anëtarët e rinj të KQZ-së nuk janë emëruar nga presidenti Hashim Thaçi pasi ka kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për mënyrën e përfaqësimit të partive në KQZ. /ZËRI/

Image