Jep dorëheqje deputeti i PDK-së

Aktuale September 10, 2018 - 18:18
Ja cili deputet ka dhënë dorëheqje

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mbetur me një deputet më pak, shkruan “Zeri.info”.

Kjo për shkak se deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj sot ka dorëzuar mandatin e tij prej deputeti.

Këtë e ka bërë të ditur vet Çoçaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, transmeton “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë i Çoçajt pa ndërhyrje:

Njoftoj qytetaret se nga dita e sotme kam dorezuar mandatin e DEPUTETIT.

Arsyet jane personale ( ka te beje me ceshtje profesionale).

Po ashtu, falenderoje strukturat e partise, anetaret, perkrahesit dhe simpatizantet per mbeshtetjen e sinqerte te tyre.

Shpresoje shume qe te mos kem zhgenjyer shume nga ju! Por jam i sigurt që me qëllim dhe me vetëdije nuk kam dashur asnjehere t'ju lendoje me veprimet e mija, gjegjesisht me mosveprimet.

Respekt te pafund per ju!

Image