Kusari- Lila: Thaçi po bën lojë me Luginën, ashtu si me Kosovën

Aktuale September 10, 2018 - 16:12
Lexoni më shumë detaje

Kryetarja e Alternaivës, Mimoza Kusari– Lila, ka reaguar sot pas takimit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Ajo ka thënë se Thaçi po bën lojë me qytetarët e Luginës dhe përfaqësuesit e tre, , siç ka bërë deri tani me kosovarët.

Në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social "Facebook", Kusari- Lila ka thënë se Thaçit nuk po i mjafton të luaj lojëra të ndra me qytetarët e Kosovës, por këtë po e bën edhe me qytetarët e Luginës.

“Presidentit të Republikës nuk i mjafton që luan lojëra të ndyra me qytetarët e Republikës së Kosovës. Tash në lojën e tij të ndyrë i futi edhe përfaqësuesit legjitim të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit”, ka shkruar Kusari- Lila.

Ajo tutje ka thënë se Thaçin duhet ta ndalojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës, përmes dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të krejt materialeve du dokumentohet se ai (Thaçi) paraqet rrezik kombëtar dhe cënon integritetin territorial të Kosovës.

“Partitë politike në Kosovë, pozitë dhe opozitë, duhet të tejkalojnë një herë të vetme çfarëdo agjende ditore dhe personale dhe të fokusohen në pikën kryesore të situatës aktuale: Ruajtjen e kufijëve aktual dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës”, ka theksuar Kusari- Lila.

Madje ajo nuk e ka lënë pa e përmendur as vizitën e Vuçiqit në Kosovë, ku ka thënë se Thaçi ka ikur në Durrës kur do duhej të ishte në Kosovë dhe se krejt kjo ngjarje sipas saj është tragjiko-komike.