Vuçiq: Prishtina zyrtare qëndron prapa bllokadave

Aktuale September 09, 2018 - 11:47
Lexoni më shumë detaje

Për bllokadën e cila sot është bërë në rrugën Skenderaj-Mitriovicë, nëpër të cilën është dashur të kaloj presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për të vizituar serbët në fshatin Banjë, ky i fundit përgjegjës e ka bërë Prishtinën zyrtare, transmeton "Zeri.info".

Ai nuk ka dashur të përmend ndonjë emër konkret të zyrtarëve të Kosovës, por vetëm ka theksuar se kjo është bërë me urdhër të Prishtinës zyrtare.

Mirëpo, mediat serbe fajtor kryesor për këto bllokada, e kanë bërë kryetarin e kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përcjell "Zeri.info".

“Truri i protestave”, shkruajnë mediat serbe, duke menduar për Veselin./ZERI