Vuçiq bën homazhe te vendi i vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Aktuale September 09, 2018 - 11:28
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pasi nuk arriti të shkojë në Banjë është kthyer në Mitrovicë.

Ai ka vendosur kurora lulesh në vendin ku u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq, transmeton Insajderi.com

Bashkë me presidentin serb ka qenë edhe bashkëshortja e të ndjerit, Melena Ivanoviq.

Pas pak minutash Vuçiq pritet ta mbajë fjalimin kryesor përgjatë gjithë vizitës së tij në Kosovë.