Kjo është agjenda e Vuçiqit për sot

Aktuale September 09, 2018 - 08:37
Këto janë vendet që Vuçiq planifikon t’i vizitojë sot në Kosovë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka qëndruar dje në veri të Kosovës.

Fillimisht ai e ka vizituar Liqenin e Ujmanit dhe Zubin Potokun, e më pas me një agjendë të ngjeshur deri në mbërëmje.

Vuçiq do të qëndrojë në Kosovë edhe sot, ku për ardhjen e tij janë shtuar masat e rrepta të sigurisë.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.

Agjenda për sot:

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë,

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje