Veseli opozitës: Bëni numrat, e fillojmë seancën

Aktuale September 06, 2018 - 10:48
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli posa bëri të ditur që në sallë gjithsej janë nënshkruar 57 deputet, raporton "Zeri.info".

Më këtë rast Veseli, u ka bërë thirrje përfaqësuesve të grupeve parlamentare të subjekteve opozitare që të japin një qëndrim për vazhdimin apo jo të seancës.

Kemi mungesë kuorumi për ta hapur këtë seancë aktualisht janë 57 deputet në sallë. Nuk është korrekte të mbahet kjo situatë, në këto rrethana kisha pas dëshirë që kryetarët e grupeve parlamentare të na japin një qëndrim", tha Veseli.

Po ashtu ai bëri thirrje opozitës dhe pozitës që të mos e bojkotojnë njëri tjetrin, dhe dalim me ballafaqim të përbashkët për dialogun me Serbinë

Ndërkohë kujtojmë se Nisma Social Demokrate e ka kushtëzuar opozitën që të i bëjë 58 numra me qëllim që edhe Nisma të i bashkëngjitet seancës së opozitës. /Zeri/