Opozita në Kuvend pushteti 'askund' (FOTO)

Aktuale September 06, 2018 - 10:36
Lexoni më shumë detaje

Të gjithë deputetët e tri partive opozitare në vend kanë arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të filloj seanca e jashtëzakonshme, raporton “Zeri.info”.

LDK, ‘Vetëvendosje’ e PSD-ja, e kanë thirrur këtë seancë lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo deri më tani nuk ka arritur asnjë deputet i partive në pushtet, raporton “Zeri.info”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme filloi kjo seancë, mirëpo ajo është shtyrë për sot për shkak të mungesës së kuorumit.

Aktualisht në sallë janë 45 deputetë të opozitës si dhe Milaim Zeka nga NISMA. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image