Seanca e opozitës ende nuk ka filluar

Aktuale September 06, 2018 - 10:20
Lexoni më shumë detaje

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita e cila pritej të filloj në orën 10:00 ende nuk ka filluar, përderisa në sallë shihen një numër i konsiderueshëm i deputetëve nga ana e partisë së LDK-së dhe Vetëvendosjes raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Avdullah Hoti ka një thirrje për të gjithë deputetët

Në anën tjetër përderisa partia e pushtetit, Nisma Social Demokrate e ka paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë seancë, asnjë deputet nga kjo parti ende nuk ka ardhur.

Kjo seancë ka vetëm një pikë në rend dite, debatin parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë seanca e thirrur nga Qeveria dje nuk ka arritur të mbahet në mungesë kuorumi/Zeri