Daçiq zbulon se si paraqitet Kosova në dokumentet evropiane

Aktuale September 06, 2018 - 09:18
Sa prej jush e keni ditur këtë?!

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq sot në Banjallukë ka thënë se “nëse të gjithë thonë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, kjo nuk është marrëveshje por ultimatum të cilin kurrë nuk do ta pranojmë”.

“Fakti se përpiqemi për marrëveshje, nuk do të thotë se jemi të dobët. Serbia vetëm i mbron interesat dhe qëndrimet e veta, ndërsa ata që e kanë njohur Kosovën, nuk kanë të drejtë morale të flasin për parimin e mos ndryshimit të kufijve”, ka thënë Daçiq, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Sipas tij, kur disa vende morën vendimin ta njohin pavarësinë e Kosovës, kufijtë e Kosovës nuk kanë ekzistuar, ka ekzistuar dhe ekziston vetëm vija administrative, transmeton Insajderi.com.

“Kosova nuk është anëtare e KB-së, as e OSBE-së dhe as e BE-së. Kosova në dokumentet evropiane shënohet si territor e jo si shtet. MSA që është nënshkruar e Kosovën nuk është i njëjtë me atë që e ka ndëshkuar Serbia”, ka thënë Daçiq.

Ai ka përfunduar se “marrëveshja e Beogradit me Prishtinën është marrëveshje jonë bilaterale dhe nuk i intereson palës së tretë”.