Bërnabiq: Serbët t’i japin fund konfliktit dhe ta mbështesin Vuçiqin në zgjidhjen për Kosovën

Aktuale September 05, 2018 - 23:39
Lexoni më shumë detaje

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se ende nuk kanë asgjë konkrete dhe të gatshme sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

“Tani për tani asgjë nuk është në tryezë, por ne duhet të gjejmë një kompromis”, ka deklaruar Bërnabiq për televizionin ‘Aldazar’.

Bërnabiq ka thënë se nuk e dinë nëse zgjidhja për Kosovën do të gjendet shpejtë pasi kjo varet nga shumë faktorë, transmeton lajmi.net.

Ajo ka theksuar se dëshiron që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje pasi konflikti i ngrirë nuk i shërben askujt.

E pyetur rreth korrigjimit të kufjive me Kosovën, ajo ka thënë se nuk mund të flaës për një gjë të tillë duke shtuar se gjithçka duhet të zgjidhet përmes një kompromisi.

Kryeministrja serbe ka shtuar se pret që qytetarët serbë të qëndrojnë pas presidentit të tyre, Aleksandar Vuçiq dhe konfliktin ta lën pas.