Xhaferi: Nëse referendumi nuk kalon, vendosin institucionet

Aktuale September 05, 2018 - 22:33
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, është i bindur se shumica e qytetarëve do ta përkrahin referendumin e 30 shtatorit dhe i bëri thirrje opozitës që të sillet përgjegjshëm.

Në pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihet censusi i nevojshëm në referendum, Xhaferi në intervistë për Alsat-M tha se në rast se referendumi nuk kalon, atëherë çështja shkon në duart e institucioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, partia më e madhe opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ende nuk ka qëndrim zyrtar në lidhje me referendumin e 30 shtatorit, ndonëse ata marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë e quajnë marrëveshje kapitulluese.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së ka deklaruar se qëndrimin e kësaj partia do ta thonë më 10 shtator, dhe se qëndrimi vjen pas konsultimeve të brendshme partiake dhe bashkëbisedime me popull anembanë Maqedonisë.