Protestuesit arrijnë para Kuvendit (FOTO)

Aktuale September 05, 2018 - 18:42
Lexoni më shumë detaje

Para pak çastesh ka filluar protesta e thirru nga shoqëria civile për shkarkimin e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, raporton “Zeri.info”.

Protestuesit marshin e tyre e filluan nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ndërkaq tani kanë arritur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu në këtë protestë është duke u protestuar edhe kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, raporton “Zeri.info”.

Kujtojmë se shoqëria civile këto protesta i filloi menjëherë pas largimit të prokurorit të Prokurorisë Speciale Elez Blakajt, i cili pas dorëheqjes pati deklaruar se kryeprokurori Lumezi kishte ndërhyrë në hetimin e rastit të mashtrimit me lista të veteranëve. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

Image