Haradinaj: Opozita nuk guxon të jetë në një pozicion me Listën Serbe

Aktuale September 05, 2018 - 17:27
Lexoni më shumë detaje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se ende nuk e di orën e saktë se kur mund të fillojë seanca e cila ishte thënë se do të vazhdojë në orën 16:00.

Haradinaj ka thënë se kjo gjë po ndodh për shkak të rezistencës së deputetëve të Listës Serbe.

“Shpresojë që edhe ata ta kuptojnë që është në të mirën e tyre përfundimi i dialogut me Serbinë”, ka thënë Haradinaj për T7.

Deputeti i AAK-së, ndërkohë ka bërë thirrje edhe partive opozitare që të bashkohen në planin e qeverisë për dialogun me Serbinë.

Sipas tij nuk guxon që opozita të jetë në një linjë me Listën Serbe.

”Ata kanë rezistencë dhe rezervat e veta. Nuk guxon opozita të jetë në një pozicion me Listën Serbe”, ka thënë ai.

Haradina ka mohuar se ka ndonjë përplasje ndërmjet partnerëve të koalicionit.