Konjufca: Qeveria do e shtyjë seancën e tyre deri më 7 shtator

Aktuale September 05, 2018 - 16:43
Lexoni më shumë detaje

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se qëllimi i koalicionit qeverisës është që të pamundësojnë mbajtjen e seancës se opozitës deri më 7 shtator raporton "Zeri.info".

"Kjo seanca e Qeverisë nuk ka kurrfarë kuptimi vetëm që ta vjedh kohën e opozitës. Kemi të bëjmë me një veprim të qëllimshëm që seanca të shtyhet për dy orë dhe të shtyhet kështu deri më 7 shtator", tha ai.

Kjo sipas tij po bëhet që të ndalohet formimi i rezolutës që do e kundërshtonte hapjen e temës për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton më tutje "Zeri.info".

Këto deklarata Konjufca i bëri përderisa në sallën e Kuvendin kanë filluar te vijnë një numër i vogël i deputetëve nga partitë në pushtet.

Konjufca mes tjerash tha se partia e AAK-së po frikësohet nga humbja e pushtetit, mirëpo sipas tij Nisma Social Demokrate nuk e ka problem që ta kundërshtoj Thaçin. /Zeri/