Vuçiq: Është koha që serbët dhe shqiptarët të vendosin për fatin te tyre

Aktuale September 05, 2018 - 13:47
Lexo detajet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vlerësoi sot, në prag të dialogut të ardhshëm në Bruksel, se përfaqësuesit e Prishtinës nuk dëshirojnë të diskutojnë asnjë çështje të vetme me rëndësi thelbësore, raporton portali serb Mondo, transmeton zeri.info

“Unë shoh se zyrtarët shqiptarë nga Kosova nuk dëshirojnë të flasin për Asociacionin e komunave serbe, as për veriun, Gazivodën ... duket sikur ata nuk duan të flasin për ndonjë gjë thelbësore", tha Vuqiç, duke shtuar se, “Serbia nuk ka kohë për të humbur dhe dëshiron të flasë për të gjitha temat që janë të rëndësishme për serbët dhe shqiptarët”.

Ai gjithashtu thekson se është koha që Beogradi dhe Prishtina të marrin përgjegjësinë: “Është koha që ne të vendosim për fatin tonë, dhe jo dikush tjetër nga anash”, tha Vuçiq./Zeri