Hoti: Seancën e jashtëzakonshme do ta mbajmë sot

Aktuale September 04, 2018 - 16:53

Shefi i grupit parlamentar Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se sot do ta mbajnë seancën e jashtëzakonshme të cilën e kanë thirrur ditë më parë, raporton "Zëri.info". 

Sipas tij, partitë opozitare janë duke pritur që të përfundojë seanca e thirrur nga Qeveria dhe pastaj të filloj seanca e tyre.

“Qëndrimet e LDK nuk kanë ndryshuar asnjëherë. Na vjen keq që seanca po shtyhet nga mëngjesi. Seanca që është thirr nga opozita në orën 10 është shtyrë kjo është shkelje e kushtetutës. Të gjithë deputetët po presin për tu kthyer dhe për të votuar rezolutën”, ka thënë ai

Hoti ka theksuar se Haradinaj nuk është i besueshëm, pasi që sipas tij, ai ka ndryshuar qëndrimet e tij.

“Unë kam përshtypjen se është situata sikur kur është formuar Qeveria. Haradinaj i ka ndërruar qëndrimet, si në rastin e Demarkacionit të cilën e ka votuar. Të njëjtën gjë e ka thënë para dy ditësh, tani e ka ndryshuar atë”, ka thënë ai.

Pa dyshim se do të mbahet edhe seanca që e kemi thirrur ne./Zëri/