Pacolli tregon kur do të vazhdojë seanca

Aktuale September 04, 2018 - 13:24
Lexoni më shumë detaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli para pak çastesh ka bërë të ditur që sot do të vazhdojë seanca e Kuvendit, përderisa në të pritet që të votohet ekipi negociator raporton "Zeri.info".

“Seanca do të vazhdojë. Grupi për dialog që është propozua nga Qeveria do të kalojë sot në Parlamentin e Kosovës. Opozita ka të drejtën e vet do të doja shumë që opozita të jetë pjesë e grupit dialogues. Për opozitën ne kemi ndarë vendet e tyre për dialog dhe asnjë nga ne nuk mundemi të aplikojmë asnjë forcë që të rrimë këtu në Kuvend dhe ta votojnë”, tha Pacolli.

Sipas tij, qëndrimi i qeverisë është i qartë se ky grup nuk ka kompetenca që të flet për ndryshimin e kufijve apo për ndërrim të territoreve, raporton "Zeri.info".

Pacolli po ashtu tha se nëse pala serbe e ka shef presidentin e tyre atëherë edhe ajo kosovare do të ketë shef presidentin.

"Unë besoj që Fatmir Limaj është ai që e udhëheq këtë grup qeveritar. Nëse pala serbe do të ketë shef presidentin e tyre sigurisht se ne shef duhet ta kemi presidentin tonë", tha mes tjerash Pacolli.

Në anën tjetër seanca e thirrur për të mandatuar ekipin e ri negociator pritet të vazhdoj në orën 16:30/Zeri