Konjufca: Haradinaj po kërcënohet nga PDK-ja, i frikësohet rrëzimit të Qeverisë

Aktuale September 04, 2018 - 11:13

Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca tha se sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj u bënë vagon i Thaçit në rrugën e tij drejtë shkëmbimit të territoreve me Serbinë raporton "Zeri.info".

"Të gjithë jemi dëshmitar qe sot në Kuvendin e Kosovës ndodhi një shfaqje shumë e turpshme që është përpjekje e Thaçit për me i bashkëngjit vetit një grup negociatorësh që do u ndihmonte atë që çështjen e shkëmbimin ta diskutojnë në Bruskel", tha Konjufca në hollin e Kuvendit.

Sipas tij pikërisht sot Haradinaj e Limaj iu dorëzuan Presidentit Thaçi.

“Dita e dorëzimit të AAK-së dhe  Nismas sapo u arrit në këtë seancë të Kuvendit dhe kjo tregon që Haradinaj nuk mund të del nga dora e Thaçit dhe gjepi i Kadri Veselit”, tha tutje ai, raporton "Zeri.info".

Ndërsa i pyetur nëse do të mbahet seanca e thirrur nga opozita vendit për të kundërshtuar idenë e Thaçit për shkëmbim të territoreve, Konjufca tha se ajo do të mbahet sot.

"Opozitës nuk i hyn në punë kuorumi i Ramush Haradinaj por ai duhet ta ketë parasysh që është duke u bërë bisht i Thaçit me gjysmën e Kuvendit kundër, pra këtu nuk ndryshon asgjë por vetëm po ndryshon ekipi i përbërjes së Thaçit që do të diskutoj shkëmbimin e territoreve në Bruksel", theksoi Konjufca. /ZËRI/