Çfarë po diskutojnë Haradinaj e Limaj? (FOTO)

Aktuale September 04, 2018 - 10:14
Lexoni më shumë detaje

Gjatë ditës së djeshme, kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj, emëroi Fatmir Limajn shef të delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë, raporton “Zeri.info”.

Pikërisht pas emërimit të këtij delegacioni, kryeministri Haradinaj, ka thirrur për ditën e sotme seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

LEXO EDHE: Veselit nuk i bëhet ‘vonë’ për bojkotimin e opozitës (FOTO)

Mirëpo këtë seancë në të cilën do të shqyrtohej propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë e bojkotoi opozita, raporton “Zeri.info”.

Pas këtij bojkotimi, në sallën e Kuvendit i tensionuar është parë Haradinaj dhe Limaj.

Se çfarë janë duke diskutuar Limaj e Haradinaj, kjo nuk dihet.

Për më shumë, shikoni fotografitë e mëposhtme. /ZËRI/

Image

Image