Haradinaj ‘kërcënon’ opozitën pas bojkotimit të seancës së jashtëzakonshme

Aktuale September 04, 2018 - 09:40
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës të thirrur pikërisht nga ai, ka thënë se qëllimi i saj është me e marrë besimin e delegacionit të propozuar nga ai, për bisedimet me Serbinë.

LEXO EDHE: LDK-ja bojtokon seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Haradinaj

“Qëllimi është me marrë besimin e delegacionit, me mundësi që edhe parlamenti me dhënë pjesën e vetë. Pastaj delegacioni kishte mujt me hartu një platformë”.

Ndërsa sa i përket paralajmërimit të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, se ata nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, Haradinaj ka thënë se nuk do të kishte qenë mirë mos me ardhë në seancë.

“Ata mund të vijnë të japin kontributin e tyre. Ata mund të mos votojnë propozimin, por do të duhej të merrnin pjesë, e jo të bllokojnë procesin, sepse me pjesëmarrje, ata mund të votojnë edhe kundër”.

“Nuk e di se si ata presin që pozita të merr pjesë në një seancë të opozitës, nëse opozita nuk merr pjesë në seancën e thirru nga ne”.