Delawie arrin në Kuvend

Aktuale September 04, 2018 - 09:21
Lexoni më shumë detaje

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në dy seanca të ndara, të jashtëzakonshme.

Seanca e parë është thirrur për në orën 9:00 dhe ajo mbahet me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, në të cilët duhet të miratohet delegacioni i Qeverisë së Kosovës për dialog me Serbinë.

Mbledhja e dytë, po ashtu e jashtëzakonshme, e Kuvendit të Kosovës ishte thirrur për në orën dhjetë me kërkesë të opozitës në lidhje me dialogun për kufijtë.

E në këto mbledhje pritet që marrin pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosove, Greg Delawie.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, tashmë ka  hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku pritet që të marrë pjesë në dy seancat e jashtëzakonshme. /Express/