Tahiri: Kuvendi t’i thotë jo ndryshimit të kufijve

Aktuale September 04, 2018 - 08:52
Lexoni më shumë detaje

Ish-ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës t’i thotë jo idesë për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Ajo ka thënë se Kuvendi ka përgjegjësi historike për të dalë në mbrojtje të territorit dhe kufijve të shtetit.

 Në një intervistë  për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka shprehur optimizëm se të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend do ta votojnë rezolutën kundër ndryshimit të kufijve të Republikës së Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se lëvizja e kufijve në Ballkanin Perëndimor destabilizon paqen dhe stabilitetin në rajon.

Tahiri ka theksuar se historikisht ndryshimi i kufijve është bërë me luftë dhe, sipas saj, ka rrezik të shkohet drejt luftës.

Ajo ka deklaruar se ideja e korrigjimit të kufirit pikë qendrore ka veriun e Kosovës.