Kurti komenton krijimin e ekipit negociator për bisedime me Serbinë

Aktuale September 03, 2018 - 22:02
Ja çfarë thotë Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, dhe për idenë e rishikimit të kufirit mes dy vendeve.

Ai është shprehur i befasuar nga krijimi i një ekipi negociator për dialog me Serbinë.

"Nuk e kuptoj çfarë po ndodh, as ata nuk e dinë vetë. Në krye të ekipit negociator do të jetë zv.kryeministri Limaj. Pra ata duan të krijojnë përshtypjen që Thaçi nuk do të shkojë i vetmuar në Bruksel", ka thënë Kurti në "Report TV". 

"Me tezën e korrigjimit të kufijve në kthehemi në vitin 2007, kohë kur statusi i Kosovës ishte i papërcaktuar. Por edhe në atë kohë politika e jashtme ka qënë kjo: Serbia të njohë pavarësinë dhe të dëmshpërblejë Kosovën për dëmet e luftës. Tani ka ndryshuar porsi një fëmijë kur ndërron drejtimin me biçikletë. Pra ne themi se Serbia ka pasur të drejtë që nuk na ka njohur se nuk i kemi pasur në rregull kufijtë. Kryeministri Rama tha një fjali kur takoi Vuçiç. Ajo ishte kryesorja dhe hapi i parë", është shprehur Kurti.

I pyetur se si do të reagojë VV nëse ky projekt kalon, Kurti është përgjigjur: "Nuk mjafton kundërshtimi qytetar pa atë parlamentar dhe anasjelltas. Kjo meqë Thaçi nuk po ndalet nga kjo aventurë personale që ka marrë përsipër. Nga veprimet e tij protestat po bëhen të domosdoshme po bisedojmë me LDK-në nga ana tjetër e opozitës".

"Sot kam vizituar Isa Mustafën dhe besoj që do të bashkëpunojmë nga nesër e në vijim. Qytetarët janë të indinjuar. Unë mendoj që Thaçi dhe Vuçiç janë të ngjashëm. E duan pushtetin, komunikojnë shumë mirë më njëri-tjetrin duke mos e pasur nevojën e ndërmjetësve ndërkombëtarë", ka thënë ai.

Kurti është pyetur pse e e kundërshton VV'ja shkëmbimin.

"Politika nuk është gjeometri ku mund të bësh vija në hartë, mund të jenë bërë në Afrikë apo Lindjen e Mesme, por nuk bëhen dot në Europë. Dialogu për të drejtat e popujve, pakicave mund të themi se ndodh në regjistrin e paqes, por dialogu për shkëmbime territoresh është më afër luftës se paqes. Jemi dëshmitarë se në Luginë, është rritur prania e xhandarmërisë serbe, që ndalon makinat e shqiptarëve ajo. Në momentin që flet për territore duhet të mendosh për forcat që ne në ato territore, ose naiv ose në axhendën e kundërshtarit", është përgjigjur ai.

"Thaci duke folur për kompromis të dhimbshëm dhe shkëmbim territoresh nxit iluzione për Kosovën lindore që nuk ta jep Serbia. Këto iluzione janë qesharake, por jo për nga pasojat që prodhojnë për shqiptarët në Ibër dhe Kosovën Lindore. Kjo është një lojë që po bëhet. Ne kemi një president që ka pranuar që kufijtë e këtij shteti duhen ndryshuar. Në 16 shkurt Thaci ka firmosur me homologun malazez marrëveshje për kufijtë, por nuk është zbatuar. Ne duhet ta mbrojmë integritetin territorial", ka thënë Kurti.

I pyetur nëse mund të vendoset në kontroll veriu i Kosovës, ai është përgjigjur: "Po, por këta nuk kanë provuar. Qasje e tyre e gabuar është kjo; që ta integrojnë veriun në Kosovë, pa e çintegruar nga Serbia. I gjithë dialogu është bërë në këtë trend. Dhe çfarë kemi bërë? Kemi bërë integrimin e Serbisë në Kosovë. Unë besoj që është e mundur që të integrohet veriu, ashtu si shqiptarët që janë atje, kanë pronat e tyre dhe duhet të kthehen. Ata që nuk duan të kthehen, shteti mos lejojë shitjen e pronave. Trepca e ndarë dhe Mitrovica e ndarë nuk janë dy gjëra të ndryshme, ndarja e Mitrovicës ka të bëjë me Trepcën".