Veseli tregon se çfarë vendimi mori Kryesia e Kuvendit

Aktuale September 03, 2018 - 20:15
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur pas përfundimit të Kryesisë së Kuvendit, ku në rend dite ka qenë caktimi i seancës për formimin e ekipit negociator të propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Veseli ka bërë thirrje që në procesin e dialogut të ketë një unitet, pasi sipas tij, cdo ndarje e spektrit politikë kosovarë është në dobi të Serbisë.

Ai ka bërë të ditur se kjo seancë do të mbahet ditën e martë në ora 9:00

“Është koha për koncensues nacional, sepse kemi të bëjmë me një shtet që vite me radhë kemi pasur problem. Çdo ndarje e jona në këtë proces është në favor të Serbisë”, ka thënë Veseli, transmeton lajmi.net.

Qeveria e Kosovës, sot  ka caktuar ekipin negociator në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Propozimin për këtë delegacion e ka dhënë kryeministri Ramush Haradinaj, por ai nuk e ka përfshirë veten në këtë delegacion.

Në mungesë të tij, ai e ka lënë zëvendësin e tij në qeveri, Fatmir Limaj në krye të këtij delegacioni.

Zëvendëskryesues do të jetë zëvendëskryeministri tjetër Enver Hoxhaj ndërsa anëtarë do të jenë Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi e Mahir Yagcillar.