Çfarë po ndodh kështu? – Veseli thërret mbledhje të Kryesisë

Aktuale September 03, 2018 - 19:29
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar sonte në ora 19:30 mbledhje të re të Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet edhe një seancë e re parlamentare ditëne martë.

Burime të Lajmi.net bëjnë të ditur se kjo mbledhje e Kryesisë është ftuar për ta caktuar seancën e re plenare sipas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj për ta miratuar ekipin negociator që është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë.

Kjo seancë e re pritet të mbahet një orë para seancës parlamentare e cila është ftuar me kërkesë të opozitës.