Krasniqi: Qeveria duhet të sqarojë këto çështje për dialogun me Serbinë

Aktuale September 03, 2018 - 19:04
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka emëruar përfaqësues të rinj për dialogun me Serbinë, raporton “Zeri.info”.

Haradinaj shef të delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë e ka emëruar Fatmir Limajn.

Mirëpo, menjëherë pas këtij vendimi të kreut të ekzekutivit, ka reaguar monitoruesja e dialogut me Serbinë nga KDI, Jeta Krasniqi, raporton “Zeri.Info”.

Ajo përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës, se përse pikërisht sot u mor një vendim i tillë, pasi që sipas saj, një dokument i tillë priste nënshkrimin e kreut të ekzekutivit, Ramush Haradinaj që nga shkurti i këtij viti, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Krasniqit pa ndërhyrje:

Dokument vendimi i cili po qarkullon nëpër media, është një dokument i cili priste nënshkrimin e Kryeministrit Haradinaj që më 20 shkurt 2018 por që nënshkrimi i të cilës morri 7 muaj, pse u desht kaq shumë kohë që ky vendim të nënshkruhet nuk është bërë e qartë.

Janë edhe disa çështje të rëndësishme që me këtë vendim të Qeverisë mbeten të paqarta:

1. Është e paqartë se si do të jetë përfaqësimi i shtetit të Kosovës në këto bisedime. Cfarë roli do të ketë kryesuesi i Qeverisë së Kosovës përkatësisht z. Limaj dhe delegacioni i tij dhe çfarë roli do të ketë Presidenti Thaçi.

2. Kryeministri do të përcjell këtë vendim në Kuvend, por pjesë e këtij vendimi nuk është edhe platforma shtetërore që ky delegacion qeveritar do të paraqes apo shtyj përpara në këto bisedime. Mungon elementi kryesor – qëndrimi i shtetit të Kosovës në bisedime me Serbinë përfshirë temat që synon të diskutoj, vijat e kuqe, pritshmëritë e palës kosovare nga procesi. Pavarësisht faktit që Kryeministri Haradinaj kundërshtoi fuqishëm që në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të diskutohet për integritetin territorial të Kosovës.

3. Kush do të përfaqësoj Kosovën në takimin me Vuçiçit më 7 shtator në takimin e ftuar në Bruksel? Dhe në takimin që do të mbahen në të ardhmen? Për muajsh NISMA kishte insistuar që ndërsa ekipi negociues i Kosovës të udhëhiqej nga Qeveria ndërsa Presidenti Thaçi të luante rol ceremonial.

Në takimin e fundit në mes Presidentit ThaçI dhe Vuçiq, pjesë e delegacionit të Kosovës ishin edhe përfaqësuesit e koalicionit qeverisës. Veçse ata nuk ishin pjesë e takimit me Presidentin Vuçiç ku u bisedua për dialogun Kosovë-Serbi. Në atë takim ishte vetëm Presidenti Thaçi dhe Presidenti Vuçiç me ndërmjetësim të BE-së. A do të jetë kështu edhe në të ardhmen?

--

Ky vendimi i Qeverisë për delegacionin e Qeverisë së Kosovës në bisedimet me Serbinë ndër të tjera vjen pas:

- Shumë kundërshtimesh të opozitës ndaj udhëheqjes së dialogut nga ana e Presidentit Thaçi,

- Pas një platforme të qeverisë së Kosovës të miratuar më 19 prill 2018 me anë të së cilës u synua autorizimi i Presidentit Thaçi për të arritur marrëveshjen me Serbinë, platformë e cila pas dërgimit në Kuvend u tërhoq vet nga Qeveria,

- Pas shumë takimesh në mes Thaçit dhe Vuçiçt dhe katër ditë para takimit të ardhshëm në mes dy Presidentëve në Bruksel

- Pas përfshirjes së integritetit territorial të Kosovës si pjesë të negociata me Serbinë

- Një ditë para seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ku opozita ka paralajmëruar ndër te tjera se nuk do të lejoj negocimin apo cënimin e integritetit territorial të Kosovës në kuadër të bisedime me Serbisë.

- Seancë e cila u quajt absurde nga një nga partnerët kryesor të koalicionit qeverisës, në të cilën pjesa tjetër e partnerëve të qeverisë nuk kishte vendosur nëse do të jenë prezent.