Serbët në Mal të Zi me peticion kërkojnë të tërhiqet njohja e pavarësisë së Kosovës

Aktuale September 03, 2018 - 10:56
Lexo tjera detaje

Përfaqësues të Listës Serbe kanë takuar të dielën përfaqësuesit politikë të serbëve në Mal të Zi.

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se serbët kanë marrë mbështetje dhe inkurajim të fortë.

“Kemi pasur mundësin dhe nderin t’i mirëpresim vëllezërit tanë të cilët janë përfaqësues politikë të serbëve që jetojnë në Mal të Zi. Ne jemi veçanërisht të kënaqur që kemi marrë mbështetje dhe inkurajim të fortë në këto momente të vështira dhe historike”, ka thënë Rakiq, transmeton lajmi.net.

Përfaqësuesit politik të popullit serb në Mal të Zi kanë njoftuar për mbledhjen e nënshkrimeve në peticionin për të tërhequr vendimin e autoritete malazeze për njohje ndaj Kosovës, duke theksuar se shumica e banorëve në Mal të Zi kanë qenë kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike Popullore në Mal të Zi , Knezeviq ka thënë se duhet mbledhur më shumë se 50 mijë nënshkrime në mënyrë që kjo nismë t’i paraqitet Kuvendit të Malit të Zi.

Ndërkohë Rakiq ka thënë se serbët marrin mbështetje, besim dhe inkurajim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.