Haradinaj uron fëmijët, thotë se ka synim përafrimin e cilësisë së arsimit me standardet e BE-së
Aktuale
September 03, 2018 - 08:33
Lexo tjera detaje
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar fëmijët për ditën e parë të shkollës.
Haradinaj ka thënë se kjo qeveri i ka dhënë vetes prioritet që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojë me standard te BE-së, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Fëmijë të dashur,
Kjo është dita e parë e shkollës për ju. Bashkë me mijëra nxënës të tjerë dhe me prindërit tuaj, sot do ta keni një ditë të veçantë. Nga unë pranoni urimet më të mira për fillimin e vitit të ri shkollor!
Ne i kemi dhënë vetes prioritet, që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojmë me standardet e BE-së. Bashkë me ju dhe mësimdhënësit do të punojmë që ky synim të bëhet realitet.