Artistja Indira Çipa i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosjes

Aktuale September 02, 2018 - 11:49
Lexoni më shumë detaje

Pianistja Indira Çipa është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, raporton “Zeri.info”.

Anëtarësimin e saj e ka konfirmuar vetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Kurtit pa ndërhyrje:

Me Prof.Indira Çipa e cila na u bashkua në Lëvizje erdhëm bashkë në EtnoFest në Kukaj, i cili u hap mbrëmë me ekspozitat e veprave të dy artistëve tanë të mëdhenj Simon Shirokës dhe Rexhep Ferrit.

Znj. Indira Çipa vjen nga qyteti i Prizrenit, ku ka mbaruar shkollën fillore e të mesme, për t'i vazhduar studimet universitare për muzikë në drejtimin e pianos në Prishtinë, magjistraturën në Shkup ndërkaq tash është në përfundim të doktoraturës në Tiranë, mbi veprat pianistike të kompozitorit Zeqirja Ballata.

Ka botuar dy libra dhe dhjetëra punime shkencore.

Anëtarësimi i Prof. Indirës në VETËVENDOSJE! na bën nder, përbën vlerë dhe na sjell dobi.

Edicioni i tetë i EtnoFestit i cili zgjat pesë ditë mbrëmë vazhdoi me një videoinstalacion të inspiruar nga Samuel Beckett dhe me koncert të këngëtares Nezafete Shala.