Thellohen dallimet e liderëve, vendi në prag të zgjedhjeve?

Aktuale August 30, 2018 - 15:00
Lexo detajet

Takimi i liderëve shtetërorë, i mbajtur në zyrën e presidentit, për procesin e dialogut, ka përfunduar me përplasje të mëdha mes krerëve të shtetit.

E pas tij ka folur vetëm Kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta inFokus.

Kreu i Qeverisë është shprehur i bindur që kufijtë dhe territori nuk do të diskutohen me Serbinë.

“Ajo që mendoj që është me rëndësi, është të qartësohen pozicionet institucionale, pra që të kemi qëllim të qartë institucional, që territori, kufijtë nuk diskutohen dhe nuk janë çështje për diskutim në fazë të dialogut dhe kjo është rëndësia, pastaj është shumë më rëndësi që opozita dhe të gjithë të tjerët të jenë pjesë e dialogut “, tha Haradinaj.

Por qëndrim ndryshe ka presidenti i Vendit Hashim Thaçi. Ky vazhdimisht është duke proklamuar shkëmbimin e teritoreve si zgjidhje afatgjate mes Kosovës e Serbisë.

Gazeta inFokus merr vesh se takimin e paradites e ka përcjellë një atmosphere e tensionuar mes lidervë politik.

LEXO EDHE: Veseli: Qytetarët tanë e meritojnë liberalizimin e vizave brenda këtij viti

Përshkak të mospajtimeve paraditen e së enjtes është përmendur edhe prishja e kualicionit dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

Partia e Haradinajt ka kërkuar që kjo situatë mos të përdoret për kusure politike megjithkëtë tanimë edhe zgjedhjet janë në tavolinë.

Partite në pushtet tashmë janë ndarë në dysh sa i përket ides së shkëmbimit të teritoreve.

Partia e Haradinajt ka dale dhe  mbrëmë me një qëndrim të qartë se kufijt e Kosovës janë të panegociueshëm, ndërsa Presidenti Hashim Thaçi vazhdimisht është duke përmendur shkëmbimin e teritoreve si zgjidhje të mundshme mes Prishtinës e Beogradit. Haradinaj krah ka edhe Nismëne  Fatmir Limajt, ndërsa Hashim Thaçi AKR e Behgjet Pacollit.

Pas shumë diskutimesh liderët janë pajtuar ta mbajnë edhe një takim gjat ditës së sotme.

Takimi i liderëve të koalicionit qeverisës dhe presidentit Hashim Thaçi, pa opozitën, do të zhvillohet në orën 14:00. Madje prezent do të jetë edhe ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie.