Hoxhaj: Qytetarët shpejtë do të lëvizin pa viza

Aktuale August 30, 2018 - 14:39
Lexo detajet

Zëvendësministri në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në “Facebook”, ka mirëpritur miratimin për liberalizimin e vizave nga Komisioni LIBE, shkruan “Zëri.info”.

Me këtë rast Hoxhaj ka thënë që liberalizimi i vizave do të ndodh shumë shpejtë dhe se qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin lirshëm.

LEXO EDHE: Tahiri: Rekomandimi pozitiv nga LIBE, dëshmi se Kosovës po i shpaguhen përpjekjet për fuqizimin e ligjit

“Lajm jashtëzakonisht i mirë për Kosovën dhe qytetarët tanë votimi i sotëm në favor të Kosovës nga Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian – LIBE, duke shënuar edhe një hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa pengesa dhe jam i lumtur që kjo do të ndodh shumë shpejt”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook. /ZËRI